Cakaj: Qasjet antiinstitucionale të opozitës nuk e zhbëjnë integrimin
Dritare.net
"Sjellja e opozitës që është në funksion të polarizimit politik, nuk i kontribuon procesit dinamik të reformave në shërbim të rrugëtimit evropian. Procesi i integrimit evropian është një interes kombëtar dhe jo një interes partiak, ndaj kërkon sjelljen e përgjegjshme nga secili aktor politik.",- u shpreh Cakaj.
Cakaj tha se, asnjë sjellje polarizuese, apo qasje antiinstitucionale nuk mund të vërë në pikëpyetje anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
“Ajo që është realitet faktik i dokumentuar nga komisioni evropian nuk mund të zhbëhet nga perceptimi momental i politikës ditore. Sfida është vazhdimi i agjendës progresive të reformave duke filluar nga kompletimi i gjykatës kushtetuese dhe kalimi i reformës elektorale, që në fakt përmbyll edhe trajektoren e kushteve për hapjen e negociatave. Agjenda progresive do të mbizotërojë mbi çdo qasje që nuk është në funksion të agjendës evropiane. Shqipëria ka nevojë për zhvillimin e dy dialogëve politike. Dialogun e unifikuar me vendet anëtare të BE që mund të kenë rezerva për zgjerimin e BE dhe dialogun e brendshëm për të ruajtur unitetin dhe komunikuar mesazhin e duhur, për reformat institucionale në Shqipëri.",- tha Cakaj./K.C/dritare.net