Bushati flet për paktin me Greqinë pas autorizimit nga Meta
Dritare.net
“Pa humbur kohë ne do procedojmë me plotfuqishmërinë dhe për pak ditë apo javë do bëjmë edhe raundin e parë të diskutimeve teknike me palën greke bazuar me një punë parapërgatitore që ka ndodhur gjatë 4 viteve. Jemi shumë të vendosur të shkojmë drejt një marrëveshje sa më të drejtë, sa më të ndershme për të mos përsëritur asnjë nga gabimet e 2009 dhe natyrisht për të respekutar normat ndërkombërtare që janë të detyruershme për Shqipërnë dhe Greqinë, vendimarrjen e Gjykatës Kushtetuese, legjislacionin e brendshëm shqiptar dhe ne besojmë dhe jemi të motivuar për të shkuar drejt një marrëveshje që do jetë e drejtë, e ndershme, më e mirë nuk diskutohet se ajo e 2009 dhe në fund të ditës urojmë të kemi një marrëveshje që do jetë e zbatueshme”.
Pas këtij mesazhi ka reaguar menjëherë edhe vetë Ditmir Bushati
Bushati: Në planin teknik këto negociata po fillojnë dhe Shqipëria po shkon drejt një marrëveshje të re, kjo është më e rendësishmja. Kohëzgjatja e negocitave ka një rëndësi të dorës së dytë, për ne rëndësi të dorës së parë ka produkti që do dalë nga këto negociata./g.s-Dritare.net