“Vajza më kërkon shumë, por skam mundësi. I kërkoj që të mësojë, por më thotë se s’ka nënë, është e vetme. Vajza ishte e vogël kur u ndamë me gruan. Jetonim në fshat. Besova shumë, por ajo më tradhtoi. Gruan e mora me dashuri si gjithë të tjerët. Ndoshta ishte gabimi im. Vajza e ka takuar vetëm një herë nënën, në moshën 10-vjeçare. Unë dua vetëm një burse shkolle për vajzën time, që ajo të mësoj dhe të strehohet në konvikt. Nuk kam mundësi tjetër.”, tha Naimi, shkruan “BalkanWeb”.
Naimi, tregon se ishte martuar në vitin 2000 dhe nga kjo martesë ka një vajzë dhe një djalë, ky i fundit jeton jashtë shtetit me nënën. Djali ka lindur disa muaj pas ndarjes. Ai tregon se në 2003 u nda me bashkëshorten për tradhti bashkëshortore. Në atë kohë vajza ishte 2 vjeçe e gjysmë, ndërsa ai e ka rritur dhe larë me duart e tij pa asnjë lloj ndihmë. Naimi pohoi se ish-gruaja e braktisi vajzën dhe nuk shkoi as në seancat gjyqësore dhe se ndarja u bë në mungesë.
Ai tregon se në moshën 5-vjeçare u operua nga veshkat në Tiranë. Në atë kohë Naimi u njoh me një infermiere në spital, dhe më pas vendosi të martoheshin. Nga kjo martesë ai lindi në tjetër djalë, por pas 8 vitesh bashkëjetesë çifti ndahet. Aktualisht djali nga kjo martesë është në klasë të 5-të. Tashmë Naimi që prej 4 vitesh jeton i vetëm me vajzën e tij 16-vjeçare, Nexhin, në Burrel. Ai tregon se është zhytur në borxhe deri në grykë./L.P./Dritare.net