Teksa në retorikën e përditshme dëgjojmë mbi dilemat apo deliret e figurave që supozohet të ishin me peshë në Shqipëri, pyes veten dhe ende jam pa pergjigje...
Çdo ndodhi në mars?! E teksa dëgjoj ligjërime të një kreu shteti, fjalët e të cilit shpeshherë më drejtojnë drejt një deliri, pashmangshmërisht, më kaplon një pesimizëm stoik.
Ndërkohë disa “ trima” burracak e të pashpirt guxojnë të tregojnë forcën dhe ligësinë me një leve a me një armë. E përfundimisht janë disa gra të cilat mbeten viktima nga dora e pamëshirshme e disa qenieve, në thelb aspak njerëzor. Duhet vërtetë të shqetësohemi për një krizë politike kombëtare, se fundmi një shqetësim global, apo duhet të ndërgjegjësohemi e të kuptojmë se parazitët e vërtetë, virusi i kësaj shoqërie janë në fakt ata?! Burrat dhunues që dhunën ndaj grave e kanë si frymëzim, kur në fakt vete ekzistenca e tyre është një mallkim për çdo shoqëri. Më vjen keq kur vëmendje i kushtojmë një vendimi të disa pushtetarëve të cilët me indiferencën dhe mosprononcimin e tyre për ngjarje të tilla, i vendosin pluhur: varsjeve të grave shqiptare. E gllabërojnë vëmendjen mediatike, e lënë shum pak vend për zërin e zonjave që kanë frikë të flasin, që hezitojnë të denoncojnë, që flenë e jetojnë me “përbindëshat” çdo ditë. Derisa të dallohet se kush janë mallkimi i vërtetë, burrat e kollarisur, apo burrat e inatosur që shfryjnë mllefin dhe natin mbi trupin e grave, unë do vazhdoj të shkruaj për ty. Që nuk meriton asnjë lot në sy e asnjë shenjë në trup!/ Dritare.net