Bumçi tregon çfarë biseduan demokratët me delegacionin anglez

Ish-deputeti demokrat Aldo Bumçi i ftuar në emisionin “Arena” në RTV Ora deklaroi se në takimin e opozitarëve me delegacionin anglez nuk u diskutua për aksionin e opozitës aspo djegien e mandateve.

Sipas tij temë kryesore diskutimi ka qenë gjendja e rëndë dhe se si mund të dilet prej saj.

Kjo deklaratë u pohua nga analisti Aleksandër Çipa i cili deklaroi se opozita nuk mud të diskutonte me delegacionin anglez për gabimin e saj.

Pjesë nga diskutimi: 

Hila: Vetë anglezët në takimin që patët a kishin një mirëkuptim për këtë strategji tuajën?

Bumçi: Në takimet tona nuk mori vëmendje ky element absolutisht, elementi i dhunës, sepse nuk kishte dhunë. 

Hila: Dalja nga parlamenti?

Bumçi: Ne e kemi thënë që në fillim që nuk preim të gjejmë mirëkuptim për daljen nga parlamenti nga interlekutorët. Nuk ishte temë e diskutimit tonë dalja nga parlamenti. Nuk zuri pjesë në biseda. 

Çipa: Është normale. Nuk mundet që veprimin tuaj politik ta diskutoni me partnerët. Nuk është logjike. Në Evropë funksionon autonomia e vendimmarrjes dhe për politesë mediatike ata nuk mund të venë në tyezën e vizitës miqësore diskutime të tilla. 

Bumçi: 4 muaj pasi kemi ndërmarrë aktin nuk ishte temë në takimet tona. Temë ishte gjendja e rëndë dhe se si mund të dilet prej saj. 

Çipa: Nuk ka se si të jetë. Nuk mund të shkoni në një delegacion dhe të diskutoni gabimin tuaj në një vizitë diplomatike partiake. 

Bumçi: Pa atë akt ekstrem nuk do ishte galvinalizuar kjo protestë. / I.M-OraNews

LEXO DHE :  Rama poston foton pas rikonstruksionit, ja si duket tani stadiumi i ri i Burrelit!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.