Bullizmi po vret ditë pas dite fëmijët tanë, ardhmërinë e tyre posaçërisht!

Nga Av. Denisa Daka

Është koha për të reflektuar të gjithë së bashku sot në Ditën e Fëmijëve!

Uroj e dëshiroj shumë që çdo fëmijë të rritet i qetë e i gëzuar, i sigurt posaçërisht pranë familjes së tij.

Një ngjarje e rëndë publikuar nga mediet dje, e cila përcolli para nesh dhunën makabre që disa të rinj ushtronin barbarisht ndaj një bashkëmoshatari të tyre, na tregoi të gjithëve bashkë sesa e rëndë është situata këtu, mes fëmijëve e adoleshentëve përveçse.

Një rast sporadik ky që i bashkëngjitet dhjetëra episodeve të dhunës të cilat ndodhin kudo mes fëmijëve e adoleshentëve ditë pas dite, në rrugë, shkolla, komunitet por dhe brenda shtëpisë.

Ndërsa epiqendra e dhunës është heshtja e të gjithë aktorëve këtu, familjes, shkollës e strukturave përkatëse për mbrojtjen e të drejtave të tyre, të cilat nuk po duan të reagojnë në asnjë rast në formën e mënyrën e duhur, duke treguar pafuqinë e tyre përballë këtij fenomeni, mungesën e vullnetit të mirë sakaq.

Bullizmi po vret çdo ditë fëmijët tanë, fëmijërinë e tyre posaçërisht.

LEXO DHE :  Krimi në familjet shqiptare /Apeli i fortë i imamit: Dashuria duhet të mundë urrejtjen

Identifikimi i agresorëve apo ngjarjeve të tilla kriminale rast pas rasti nuk ka asnjë vlerë, teksa të gjithë bashkë dështuam të parandalojmë këto fenomene të rënda, të edukojmë shpirtin e fëmijëve posaçërisht, përpos mendjes ditë pas dite.

Çdo veprim a mosveprim i secilit prej nesh, i cili lufton pasojat e lë shkakun të vijoje udhën e tij pa asnjë pengese, është vrastar e i paprecedentë.

Ç’vlerë kanë dritat e tendat shumëngjyrëshe që rrinë gati për t’ia vënë si maskë këtij realiteti në ditë të tilla, pas këtij bilanci të rëndë e të dhimbshëm.

Ç’ vlere kanë urimet shabllon të secilit prej nesh, shtetarëve posaçërisht, kur nga kjo pakujdesi e neglizhencë që do t’i kushtojë gjatë këtij vendi, po vrasim ditë pas dite ardhmërinë.

Të gjithë e meritojnë një mundësi më shumë, fëmijët tanë posaçërisht e në emër të tyre duhet të reflektojmë siç duhet, duke u zgjuar  nga ky gjumë letargjik…/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.