Bullgaria realizon transplantin e parë të brinjëve te njeriu
E Mërkurë 16 Janar 2019, 16:04
Dritare.net
I riu ishte diagnostikuar me një problem shëndetësor në pjesën e kraharorit, ku ishte vënë re rritja e brinjës së pestë, si pasojë e një defekti të lindur.
Gjendja e tij mund të përkeqësohej me kalimin e kohës, dhe 35-vjeçari rrezikonte të kishte probleme në gjoks dhe në frymëmarrje, prandaj mjekët vendosën se brinja e pestë duhej të hiqej.
Por brinja e re, e cila do të vendosej në vend të saj, duhet të kishte saktësisht të njëjtën madhësi si ajo origjinale. Kështu që printimi 3D riprodhoi me saktësi të njëjtën formë.