BSH: Investimet e huaja në Shqipëri arrijnë 1 miliardë euro, për 2018

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, investimet e huaja në Shqipëri, kanë shënuar rekord rritje, për të pestin vit radhazi.

Sipas BSH-së, në muajin shtator 2018 stoku i investimeve të huaja në vendin tonë arriti në 7.4 miliardë euro. Ndërkohë që krahasuar me vitin 2014, investimet e huaja janë rritur me rreth 80%.

Sektori energjetik kryeson me rritjen më të madhe të investimeve, ku dominojnë projektet madhore të TAP dhe Devoll Hydropower.

Sektorët e tjerë ku janë investuar janë edhe  telekomunikacioni, informacioni, me pothuajse 1.2 miliardë euro.

LEXO DHE :  Robert Bosch: Protestat e opozitës, po dëmtojnë imazhin e Shqipërisë

Për të vijuar me sektorët strategjikë të shërbimeve dhe atë financiar bankar, ku sipas Bankës së Shqipërisë, vlera e investimeve të huaja arrin në 1.1 miliardë euro, ose 50% më shumë krahasuar me pesë vjet më parë.

Lehtësimi i barrës fiskale për biznesin dhe sektorin e shërbimeve po nxit sipërmarrjet, për ringjalljen e aktiviteteve në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, që përbëjnë 90% të biznesit në vend./E.B-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.