Brisida Shehaj shkon në Vlorë dhe tmerrohet

Ish-drejtoresha e Tatimeve, Brisida Shehaj ka sulmuar kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Lelin.

Ndërsa poston dy foto të një pallati që po ndërtohet në qytetin bregdetar, Shehaj shkruan se, edhe pse jemi në 2019-ën, nuk ruhet distanca minimale nga pallati në pallat.

Sipas ish-drejtoreshës së Tatimeve, ke frikë të hapësh dritaren se të hyn komshiu dhe hajduti brenda, kur ti nuk je aty.

Shehaj kritikon shtetin dhe Prokurorinë, që nuk i shohin masakrat që po bëhen në mes të Vlorës.

Ndërkohë, një nga komentuesit i është kthyer ish-drejtoreshës së Tatimeve, duke i thënë që është partia e saj që po e bën këtë dhe se ky është shteti që deshën. Shehaj i  përgjigjet komentuesit duke i thënë që i përket asaj race qytetarësh që kritikon gjithçka që duhet kritikuar dhe kur ka mundësi bën më të mirën, kur nuk ka, largohet.

LEXO DHE :  Austria dhuron 600 mijë euro për ndërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti

Ajo shprehet se është ende pjesë e Partisë Socialiste, por sipas saj kudo ka vend për kritikë dhe gjithsecili duhet ta shprehë mendimin e tij. Sipas ish-drejtoreshës së Tatimeve, po heshtëm i bëjnë keq partisë dhe vetes./K.C/dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.