Brexit/ Theresa May takim liderët e BE, për të shpëtuar marrëveshjen

Kryeministrja britanike Theresa May, do të takohet me krerët europianë dhe me zyrtarët e BE-së, për të diskutuar mbi marrëveshjen e Brexit.

Ajo do të zhvillojë bisedime dhe kryeministrin holandez Mark Rutte dhe me Anglea Merkel të Gjermanisë.

May ka thënë se ka nevojë për siguri të mëtejshme, rreth planit kufitar të Irlandës së Veriut, dhe ka nevojë për mbështetjen e deputetëve.

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, këmbëngul se BE nuk do të rinegociojë, por tha që udhëheqësit do të diskutojnë për të ndihmuar në lehtësimin e ratifikimit në Mbretërinë e Bashkuar.

LEXO DHE :  Britania e Madhe voton sot!

Kthesa e papritur e kryeministres May, pas disa ditëve që këmbëngulte se duhet përsëritur votimi, nxiti udhëheqësin e Jeremy Corbyn për një debat urgjent ditën e sotme.

Asnjë datë nuk është caktuar për marrëveshjen e Brexit, megjithëse May shprehu se afati përfundimtar për votimin është 21 janari i 2019./E.B-dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.