Brexit/ Britania voton shtyrjen e daljes nga BE, ja data e re!

Pasi kryeministrja e Britanisë Theresa May, dështoi që të bindte deputetët të votonin marrëveshjen e daljes nga BE me datën 29 mars, deputetët kanë votuar të enjten shtyerjen e BREXIT deri me 30 qershor.

Kjo do t’i japë kohë atyre që të gjejnë një qasje alternative për Brexit. Tashmë qeveria britanike do t’i kërkojë zyrtarisht BE-së që vendi të mos largohet me 29 mars, por në një datë tjetër. Për të mbështetur këtë, kryeministrja Theresa May do të prezantojë të premten një plan të ri negociatash.

LEXO DHE :  Situata del nga kontrolli në emision/ Burri gjuan gruan me shishe uji gruan

Gjithashtu gjatë ditës së sotme është refuzuar edhe një referendum i dytë për Brexit./I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.