Brenda dollapit të një “shtëpiakeje”

Nga Iva Musaraj

Unë jam Iva dhe përtej vetes sime që e përfaqësoj rrënjësisht, denjësisht, jam një grua që kam zgjedhur të jem në shtëpi e që punoj të 666 mijë punët e djallit që ka një shtëpi brenda dhe jashtë pragut të saj. Jam një e punësuar në shtëpinë time që kur mbaron ato 666 mijë punët e djallit nuk hap televizorin dhe shumë rrallë celularin, por hap një libër dhe lexon aty një 3 fletësh . Njerëzit i paragjykojnë gratë dhe vajzat e shtëpisë na paragjykojnë ne. E kam parë në shikime dhe sjellje. Seç mbartin në shpirt një lloj shikimi që shpreh mëshirë për palën që ka zgjedhur të jetë në shtëpi. Të jesh në shtëpi është një sfidë, ndoshta më e madhe ose me e madhja që ata “të punët” nuk do e kuptojnë dot deri ne çastin që bëhen “të papunët”. Të jesh në shtëpi, jo shtëpiake. Termi i rëndomtë “shtëpiak” është epiteti më vrasës që mund t’i drejtosh një zonje, vajze apo gruaje. Ajo ndoshta nuk ka kohë ta analizojë, por ama ndërgjegjja dhe shpirti i saj po. T’i thuash dikujt shtëpiake është njësoj si t’i japësh armën në dorë e t’i thuash shkrepja vetes. Mbani përgjegjësi për atë që ju thotë goja.

Një grua nuk është shtëpiake, kurrë nuk është. Një kafshë është shtëpiake, një mace, një qen, një kotele, dhe të gjithë këta që përmenda janë objekte që dhurojnë kënaqësi e në fund marrin ushqim e përkëdhelje. Një grua nuk është aspak pjesë e kësaj marrëveshjeje njeri-kafshë shtëpiake. Për mua të zgjedhësh të jesh në shtëpi, për një grua është luftë me veten, sfidë me botën. Të shohësh një dollap të tejmbushur me veshje, kombinime, çanta, këpucë e aksesore që dikur i ke veshur e të kanë përfaqësuar,( se shumë gra e kanë një të tillë, qofshin këto gra në punë e qofshin gra në shtëpi ) e të mos dish se ku t’i veshësh është problem, jo me i madhi, dilema të tilla paçim çdo ditw, por është. Dëgjoni! Të jesh në shtëpi është një zgjedhje e jotja personale, një zgjedhje nga rrethanat apo dhe nga burra patriarkalë, sidoqoftë. Ndaj si çdo zgjedhje duhet të meritojë respekt, me të njëjtin respekt që kemi për nënën. Se ajo është një nënë, ose do të bëhet një ditë. Le t’ia lehtësojmë shpatullat. Ka kaluar shumë dilema, pyetje, sfida të gjitha në peshore ajo grua, e pastaj ka vendosur. Shoh paragjykim në mimika njerëzish, në shikime njerëzish, sikur të qenit në shtëpi nuk të bën të denjë për botën. Ndoshta nuk je e denjë për botën jashtë, atje tej në atë botën e sfilatave, por në atë shtëpi ti je vetë bota!/dritare.net

LEXO DHE :  Theu kodet naziste, Alan Turing fytyra e re në kartëmonedhën 50 paund

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.