Breaking Bad po rikthehet, ja data!

“Breaking Bad” një ndër seritë televizive më të famshme të kohërave, duket se po rikthehet në transmetim me sezonin e ri.

Netflix ka njoftuar fanasat e serialit, se sezoni i ri do të transmetohet me 11 tetor të këtij viti.

Aaron Paul do të rikthehet në rolin e karizmatikut Jesse Pinkman, por nuk është ende e qartë nëse publiku do të rishohë Bryan Cranston në personazhin e Ëalter Ëhite.

Seriali që zgjati 5 sezone u shndërrua në fenomen global dhe krijuesit e tij duket janë të vendosur ta zgjasin suksesin e dramës së lidhur me prodhimin e drogës.

LEXO DHE :  Babai i sizmiologjisë/ Lëkundjet e tjera pas tërmetit të parë, janë më të dobëta. Nuk ka shanse për goditje të forta më pas

“Breaking Bad” nisi me 20 janarin e 2008-tës dhe episodi i fundit “Felina” ishte shtatorin e vitit 2013.

I xhiruar në Albuquerque të Neë Meksikos, ai rrëfen historinë e Ëalter Ëhite, një mesues kimie në gjimnaz i cili përballet me depresionin e vështirësive të shumta ndërsa diagnostikohet me kancer në mushkëri.

Së bashku me ish nxënësin e tij, Pinkman, Ëhite i hyn jetës së krimit duke prodhuar dhe shitur metamfetaminë të kristalizuar për të siguruar të ardhmen financiare të familjes së tij përpara vdekjes. Seriali është fitues i 2 çmimeve “Golden Globe“ dhe 10 çmimeve “Emmy Aëards”./ I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.