Bravo Ilda, si guxojnë këto media të paafta të merren me një shembull suksesi si ty!

Nga Edmond Arizaj

Aq mire je ke bere asaj gruas sa s’di si te te lavderoj. Me shume t’i kishe thene.

Ajo gati-plake, duhet te ndihej e nderuar qe ne mos rrota e makines, syte e tu, e pane te gremisej e te thyente vetem kemben.

Mund te thyente dhe koken, po kjo s’eshte pune per ty. Ti je krijese qe i perket tjeter dimensioni.

Ty mund dhe duhet te te shohin vetem ne ekran dhe smartfone.

Askush nuk duhet, as te guxoje ta mendoje madje, se mund te te kundervihet.

Ti je shembulli qe duhesh ndjekur, qe duhesh kopjuar, per sakrificat e punes, per karrieren brilante, per elokuencen, per njohjen e thelle te futbollit, per dramat qe shkakton ne studio me pyetjet dhe informacionet e tua, per lidhjet direkte per te cilat gazetarucet e dikurshem te “nga njera ndeshje ne tjetren” duhet te skuqen nga paaftesia e tyre.

Vertete, nuk me besohet, si guxuan TemA dhe Dritare (kishte dhe te tjere, mos i fal), te permendin emrin tend si te perfshire ne kete ngjarje te rendomte.

Per nje kembe! Per nje 60 e kusur vjecare! Ta mendosh eshte afer cmendurise, se si mediat, keto fole ku mblidhen te paaftet dhe te papunet, mund te prekin emrin qiellor te Ildes!

Eshte si te blasfemosh. O Theos! Mire ua bere te gjitheve! Ca po te duhet te tregosh empati. Qofte edhe modesti.

Keta jane te gjithe si ca miza dheu qe levrijne larte e poshte per te gjetur ndonje kokerr gruri.

Ti je atje lart, ku ushqehesh vetem me nektar. Te tjeret, media, police, te aksidentuar, duhet ta kene per nder qe ua vare sadopak, qe i bere per disa minuta pjese te perditshmerise tende olimpike…

Po sikur te kerkoje ndjese, qofte edhe sikur mos te kishe faj, se nuk zbrite nga makina p.sh se nuk i perballon dot skena te tilla, mos valle do ishe shume me e admirueshme per publikun, sepse keshtu do tregoje se ke ende qeliza njerezore dhe nuk je vec engjell, pra ajer!/dritare.net

*Marrë nga Facebook-u i autorit

LEXO DHE :  Horoskopi javor 17-23 shkurt 2020

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

1 Koment

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.