Braktisi i revoltuar Shqipërinë për Australinë, Agim Hushi: Më mungon vendi im
Dritare.net
Por çfarë bën sot tenori i njohur në Australi, pasi vendi ynë, siç u shpreh ai, i mohoi shumë shanse që bota ia dha. Këtë, Agim Hushi e ka zbuluar në një intervistë të shkurtër ku ka rrëfyer se është më i lumtur se kurrë në këtë fazë të jetës së tij.
Tani që ajo “furtuna e tradhtisë” për të cilën u komentua e shkrua aq shumë ka kaluar, duam të dimë si je?
Jam shumë mirë, i lumtur, i realizuar në dëshirat dhe objektivat e mia. Jam me djalin dhe Kristinën, jetojmë në zonën më të bukur dhe eskluzive të Sydneyt. Jam në mes të dy projekteve që as në enderrr s’mund t’i kisha në Shqipëri..
Ne duam të dimë më shumë, na trego më shumë për këto projekte...
Shpresoj t’i realizoj me sukses dhe t’i zbardh vetes, familjes dhe Shqipërisë, të gjithë atyre që më njohin dhe kanë besim tek punët e mia. Së shpejti do dëgjoni se nuk kam dëshirë të flas për gjëra të papërfunduara. Por mund t’ju siguroj se jam më shumë se kurrë i lumtur në këtë fazë të jetës time.
Te paktën ndonjë detaj, se publiku është kurioz, edhe ne të newsbomb.al, shumë...
Atdheun nuk e lashë se s’më donte apo se nuk e doja, por sepse nuk më dhanë mundësinë të kontriboja me aftësitë, eksperiencën dhe ekspertizën time! Mund t’ju them dhe siguroj se kam qenë jam dhe do të jem një shqiptar dhe atdhetar i devotshem dhe i përkushtuar që s’do pushoj kurrë së punuari për Shqipërinë! Mund t’ju them se më 28 Nëntor jam i ftuar për drekë zyrtarisht në Parlamentin e Kanberras, në Dining Parlamentary Room për një drekë punë nga miku im Steve Georganas! Do flasim për marrëdhëniet Shqipëri- Australi dhe për projektet e mia! Më 2 dhjetor kam koncert dhe në shkurt, me fillimin e vitit të ri shkollor jam i ftuar të jap mesim në një institucion arsimor si Shef i kantos në Sydney.
Në kohën e duhur do t’ju jap më shumë detaje dhe çdo informacion...
Po koncertin e dates 2 dhjetor, ku e keni?
Në Sydney.
Pas largimit nga Shqipëria dhe letrës së “lamtumirës” i keni përjetuar shumë reagimet në rrjetet sociale duke replikuar fort disa herë. Projektet do jenë një kundërpergjigje e të gjithe atyre që ju sulmuan apo janë në vazhdën e karrierës tuaj artistike atje?
Unë nuk jetoj për inat të tjerëve mike e mirë. Vazhdoj të bëj jetën time natyrshëm. Di vetëm se iu afrova atdheut tim me dashurinë dhe dëshirën e natyrshme për t’u bërë pjesë e tij pas një karriere nëpër botë të sukseshme Si pedagog i Konservatorit të Vienës, me studentë dhe i vlersuar në gjithë botën Nga shteti shqiptar pashë nje apati dhe aprofesionalizëm në fushën e kulturës që më plagosi keqaz. Dhe ata që përbaltën dhimbjen time si artist dhe qytetar i kam lënë në mëshirë të gjykimit të tyre mjeran por ata që kanë në dorë fatet e popullit dhe i përbaltin ato, natyrisht me aq sa mundem do ngrej zërin tim!
Sa për ato qe lexuan postimin tim me dashakeqësi, me kokë poshtë po them atë që kam thënë gjithmonë: Faji nuk është vetëm i asaj klase politike përgjegjëse por dhe i atyre që i mbajnë në fuqi! Me krenari mund të them se ai popull, ai vend meriton më shumë se ka gjithçka për të qenë me kokë lart; njerëz të mirë e të zot, talente dhe dijetarë, patriotë dhe histori nga ku mund të frymëzohen! Ndërsa per mosmirnjohësit dhe ata që harruan gjithçka kam bëre unë, është pjese e formimit dhe karakterit të tyre! Sa i perket ziliqarëve; me keqardhje mund të them se ndjej keqardhje për to se e di që është një sindrom që lind dhe shuhet bashke me të zotin! Gjej rast të falenderoj mijëra qytetar nga Shqipëria që më përkrahen dhe ai numër gazetarësh profesionist që nuk u vunë në shërbim të askujt po e lexuan revolten time, që shprehte atë qe qindra e mijëra shqiptarë e shprehin kur ikin e lenë atdheun e tyre për mungesë shpresë, punësimi dhe të ardhmeje!
Çfarë të ka mbetur sot nga gjithë kjo histori?
Në thelb e kam harruar atë histori që u krijua nga asgjëja dhe mbeti në asgjë. Unë kam mbetur po ai Agim që kundërshtova Lordin anglez kur fyeu shqiptarët, po ai Agim që kam ngritur zërin për kulturën dhe i jam afruar ngjarjeve politike me qytetari dhe objektivitet, si qytetar dhe jo tifoz partish!
Më mungon Shqipëria, shokët, miqtë, shtëpia, por ndërkohë mund të them se njeriu jeton mirë aty ku vlerësohet më mirë! Shpirtin shqiptar s’ka fuqi në bote të na e tjetërsojë.
Por as mirënjohjen për atë vend që të hap zemrën dhe të jep shanse që atdheu yt t’i mohon./Anta Muçaku/Newsbomb