Braçe-Manastirliu i përgjigjen PD: Po rindërtojmë shëndetësinë që e lanë gërmadhë
Dritare.net
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe zëvendëskryeministri Erion Braçe, i janë përgjigjur tryezës së PD, për shëndetësinë nga ku përfaqësues të opozitës hodhën akuza ndaj qeverisë për sistemin shëndetësorë.
“Kokrrat e hajduteve këtë punë kanë, fjalët tona janë punët që bëjmë, puna e tyre janë fjalët”, u shpreh zv/Kryeministri Erjon Braçe, gjatë inspektimit të qendrës së Grabianit, e rindërtuar nga e para në kuadër të programit të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore.
“Nuk është investuar në 30 vite për qendrat shëndetësore dhe ata që kur e kishin mundësinë e lanë shëndetësinë gërmadhë sot mblidhen në tryeza dhe flasin si duhej të ishte shëndetësia”, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se si qendra e Grabianit, janë rindërtuar me të njëjtin standard 180 qendra shëndetësore nga veriu në jug, në çdo cep të vendit dhe puna do të vijojë me 120 qendra dhe ambulanca të tjera./ I.M-Dritare.net