Na ndiqni edhe në

Bota

Yjet e Hollivudit bëhen bashkë, dhurojnë para për nxjerrjen nga burgu të protestuesve!

Yjet e Hollivudit bëhen bashkë, dhurojnë para për nxjerrjen

Ndërsa shumë njerëz në të gjithë SHBA-në vazhdojnë të protestojnë kundër brutalitetit të policisë dhe vdekjes së George Floyd, Chrissy Teigen po gjen një mënyrë për të ndihmuar ata që janë arrestuar.

Yjet e Hollivudit bëhen bashkë, dhurojnë para për nxjerrjen

Ylli i Chrissy's Court njoftoi se do të dhuronte 200,000 dollarë për lirimin me kusht të protestuesve. Ajo së pari ofroi të dhurojë 100,000 dollarë, por më pas e dyfishoi shumën.

Jo vetëm Teigen, por edhe të famshëm të tjerë kanë filluar të dhurojnë para për nxjerrën nga burgu të protestuesve.

Yjet e Hollivudit bëhen bashkë, dhurojnë para për nxjerrjen

Steve Carell, Seth Rogen, Don Cheadle, Ben Schwartz dhe shumë më tepër kanë bërë donacione prej 1000 dollarësh në Fondin e Lirisë së Minesotës, një organizatë jofitimprurëse që ndihmon në pagimin e lirimit me kusht për njerëzit që nuk kanë para vetë.

Yjet e Hollivudit bëhen bashkë, dhurojnë para për nxjerrjen

Kehlani dhe Jameela Jamil dhurojnë gjithashtu 1.000 dollarë.

Yjet e Hollivudit bëhen bashkë, dhurojnë para për nxjerrjen

Michelle Obama, Billie Eilish, Selena Gomez, Cardi B dhe shumë artistë të tjerë të famshëm kanë shprehur trishtimin, zemërimin dhe mënyrën sesi po ndihmojnë gjatë kësaj kohe shqetësuese në SHBA.

Që nga vdekja e Floidit, njerëzit kanë filluar të protestojnë në Minneapolis dhe në të gjithë SHBA-në. Të premten, oficeri që akuzohet për vrasjen e afro-amerikanit u larguar nga puna dhe të hënën do të paraqitet në gjykatë./K.C/dritare.net