Na ndiqni edhe në

Bota

Vdes fituesi i çmimit Nobel për Paqen dhe politikani i shquar irlandez

Vdes fituesi i çmimit Nobel për Paqen dhe politikani i shquar

Ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare, fituesi i çmimit Nobel për Paqen dhe ish-drejtuesi i SDLP-së, në Irlandën Veriore, John Hume. Ai vdiq në orët e para të së hënës në një azil pleqsh, në Londonderry. Hume prej vitesh vuante nga dementia.

Vdes fituesi i çmimit Nobel për Paqen dhe politikani i shquar

Një nga politikanët me profil më të lartë në Irlandën Veriore për më shumë se 30 vjet, Hume ndihmoi në krijimin e klimës që i dha fund "Troubles". Ish-mësuesi mori emër gjatë Lëvizjes për të Drejtat Civile në 1968. Ai ishte një nga anëtarët themelues të Partisë Social Demokratike dhe Punës (SDLP) në 1970.

Vdes fituesi i çmimit Nobel për Paqen dhe politikani i shquar

U bë udhëheqës i partisë në 1979, një post prej të cilit hoqi dorë në nëntor të 2001-shit.

Vdes fituesi i çmimit Nobel për Paqen dhe politikani i shquar

Hume është vlerësuar si një nga figurat më të rëndësishme në historinë e politike dhe një nga arkitektët e paqes në Irlandën Veriore. Përpos Nobelit, ai ka fituar edhe çmimin Gandhi dhe Martin Luther King, duke e kthyer në marrësin e vetëm të tri çmimeve kryesore të paqes./K.C/dritare.net

Vdes fituesi i çmimit Nobel për Paqen dhe politikani i shquarVdes fituesi i çmimit Nobel për Paqen dhe politikani i shquar