Sèx and the City mund të rikthehet, por këtë herë pa Samantan!
Dritare.net
Seriali “Sex and the City” mund të rikthehet në televizon por këtë herë pa Samantan. Kohët e fundit zërat për një kapitull të tretë të serialit janë bërë më të shpeshta, por duket se shumë shpejt lajmi do të jetë zyrtar.
Nga aktoret do të jenë Carrie, Miranda dhe Charlotte dhe të gjithë yjet e tjerë të serialit, përveç Kim Cattrall, e cila ka konfirmuar se nuk do të luajë rolin e Samanta-s. Sarah Jessica Parker, gjatë një interviste tha për “Entertainment Tonight” se do të ishte e interesuar të regjistronte disa episode të reja.
Parker, e cila në ato vite ka luajtur shkrimtaren e famshme amerikane, shpjegoi: “Nuk mund të mos pyes veten se si kanë shkuar gjërat. Do të doja të shihja se ku janë tani të gjithë protagonistët e serialit. Jam kurioze, bota ka ndryshuar shumë pas filmit, për shembull me teknologjinë dhe mediat sociale”.
Pavarësisht lajmeve, ende nuk ka konfirmime zyrtare, as nga HBO dhe as nga protagonistët e serialit. Mbetet vetëm të presim rinisjen e serialit “Sex and the City”./M.M-dritare.net