Supermodelja Gigi Hadid bëhet nënë për herë të parë!
Dritare.net
Ish-anëtari i One Direction, Zayn Malik dhe modelja amerikane Gigi Hadid, janë bërë prindër të një vajze. Malik, 27 vjeç, ndau një foto bardh e zi të dorës së vogël të vajzës që shtrëngon gishtin e tij.
"Vajza jonë është e shëndetshme dhe e bukur. Është detyrë e pamundur, t'jua përshkruaj me fjalë se si ndjehem. Dashuria që ndiej për këtë njeri të vogël është përtej çdo gjëje", shkruan Malik.
"Vajza jonë erdhi në jetë këtë fundjavë, dhe ajo tashmë ka ndryshuar botën tonë", shkruan modelja në instagramin e saj, përkrah një fotot bardhë e zi me dorën e të voglës së saj.
Zayn dhe Gigi, u janë në një lidhje që prej 2015. Megjithëse lidhja e tyre, ka pasur herë pas here kriza.
Ata u ribashkuan në dhjetor të vitit të kaluar dhe në prill të këtij viti u bë i ditur lajmi se ata do të bëheshin prindër për herë të parë.
Edhe pse ka një karrierë të jashtëzakonshme në modeling, 25-vjeçarja ka pohuar se në të ardhmen dëshiron që të ndërtojë një familje të madhe, së bashku me partnerin e saj, Zayn./L.F-dritare.net