Sot Dita e Baballarëve, të gjitha vajzat e njohura dedikim për heroin e tyre!
Dritare.net
Në Amerikë sot festohet Dita e Baballarëve, ku çdo vajzën uron heroin e saj dhe çdo nënë, babain e fëmijëve të saj.
Personazhet e njohur u kanë dedikuar fjalë të ëmbla baballarëve të tyre, përmes postimeve në Instagram.
Dua Lipa, ka postuar një foto kur ishte e vogël në krahët e babait, por edhe tani kur është e madhe, dhe shkruan: "Gëzuar ditën e baballarëve shoku im më i ngushtë”.
Ashtu si Dua, edhe Rita Ora ka zgjedhur të postojë foto të sajat me babain dhe shkruan: “Të dua babi, je shoku im i ngushtë. Më pëlqen të qesh me ty”.
Ndërkohë, modelja e njohur Emina Cunmulaj, ndërsa ka ndarë një video duke kërcyer shqip me burrin dhe dy vajzat e saj, ka uruar ditën e baballarëve.
Po ashtu, shumë të njohur botërisht si motrat Hadid, Michelle Obama, Vanessa Brayant etj, kanë bërë dedikime të ndjera, në Ditën e Baballarëve./E.B-dritare.net