SHBA regjistron më shumë se 1,100 vdekje nga koronavirusi, brenda një dite
E Shtunë 4 Prill 2020, 10:10
Dritare.net
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar një numër shumë të lartë vdekjesh për shkak të koronavirusit. Në 24 orët e fundit janë shënuar më shumë se 1,100 viktima.
Nju Jorku mbetet shteti më i prekur nga fatkeqësia, ku numri i vdekjeve ka shkuar në 2,935.
Guvernatori, Andrew Cuomo, u ka kërkuar shteteve të tjera ndihmë.
"Nju Jork është në krizë. Ndihmoni Nju Jorkun!” tha ai në një konferencë për media.
SHBA-të deri më tani kanë konfirmuar 278.458 raste me Covid-19 dhe më shumë se 7,000 vdekje, sipas shifrave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins./E.B-dritare.net