Rrëfehet Gabriel Garko: Kam qenë 11 vjet i fejuar me një djalë. Ja pse tregova tani që jam homoseksual!
Dritare.net
Momenti kur Gabriel Garko i rrëfeu ish-të fejuarës, Aduas se ishte homoseksual, theu zemrat e mijëra admirueseve të tij.
Por pas hapit të madh që hodhi, ylli i kinemasë italiane ka filluar të flasë më shumë për jetën e tij “të fshehtë”, apo jetën që ai do, jo ajo që donin të tjerët të dinin. Garko ka rrëfyer se ka jetuar për 11 vjet me një djalë.
“Lidhjen e parë dashurore me një mashkull e kam pasur me një djalë që quhet Riccardo. Unë kam qenë me të për njëmbëdhjetë vjet. Katërmbëdhjetë vjet më parë unë theva rregullat. Dola në shtëpi më vete, larg të gjithëve. Unë dhe Riccardo jetuam, por ishte një situatë false. Kur na vinin miqtë për darkë, Riccardo bënte sikur po ikte dhe pastaj kthehej sërish. Kur dilnim ose shkonim me pushime ishim gjithmonë grup.”
Kur gazetarja e emisionit "Verissimo", Silvia Toffanin e pyet se pse vendosi ta thotë të vërtetën tani, Garko i përgjigjet:
“Unë kam qenë në set aq shumë saqë krijova një personazh. Nëse keni një orientim të caktuar seksual nuk mund ta bëni këtë punë, e kërkon sistemi dhe për këtë arsye duhet të pretendoni se jeni dikush tjetër. Në fillim e mora si lojë, pastaj duke luajtur e gjeta veten brenda një makinerie dhe loja nuk ishte më argëtuese. Por sot e hoqa maskën. Më në fund, për më shumë se 3 vjet që kam qenë larg xhirimeve unë kam pasur mundësinë të jetoj siç dua. E kuptova që nuk isha mirë nga jeta që bëja dhe i dhashë fund.”
Ndërsa për historinë me Eva Grimaldi, aktori thotë:
"Unë dhe Eva jetuam tetë vjet bashkë. Ne ishim çift, mbase gjithçka që na mungonte ishte seksi mes nesh. Ne e ndihmuam dhe mbështetëm njëri-tjetrin. E doja aq shumë, por jo ashtu siç mund ta imagjinojnë njerëzit, si person, mund të martohesha vërtet me të.”
Më në fund, ai flet edhe për romancën e tij më të fundit me Gabriel Rossi.
“Historia me Gabrielin përfundoi, por jemi shumë të afërt tani. Ne flasim çdo ditë dhe mbase e duam njëri-tjetrin më shumë sesa shokë, apo se çdo gjë tjetër.”, përfundoi Garko./K.C/dritare.net