Puthje të zjarrta në rrugë/ Sam Smith fotografohet me të dashurin e ri
E Enjte 27 Gusht 2020, 22:10
Dritare.net
Këngëtari i famshëm britanik, Sam Smith është fotografuar ditën e sotme me të dashurin e ri, teksa lëvizinin rrugëve të Londrës.
Fituesi i çmimit “Oscar” u kap duke shkëmbyer puthje të zjarrta me Francois Rocci.
Sam nuk mundi t’i mbante dot duart larg stilistit britanik, dhe për një moment pas puthjes, e përqafon.
Çifti i ri u panë duke ecur krah për krah njëri-tjetrit në rrugë dhe dukeshin më të dashuruar se kurrë./K.C/dritare.net