Princi George dhe princesha Charlotte kanë trashëguar një pasion të veçantë nga mbretëresha Elisabeth!
Dritare.net
Princi George dhe princesha Charlotte po marrin pjesë në një traditë të gjatë të familjes mbretërore: kalërimin. Dy fëmijët mbretërore kanë përsosur aftësitë e tyre mbi kalërimin gjatë vitit të kaluar, sipas revistës “People”. Princi William thuhet se është i entuziazmuar që fëmijët e tij kanë interesuar të mësojnë kalërimin. George 7 vjeç, thuhet se ka marrë mësime që kur ishte 4 vjeç, ndërsa Charlotte 5 vjeç, gjithmonë ka qenë e magjepsur nga kuajt. Ndërsa merrte pjesë në një ngjarje për të takuar dhe nderuar olimpistët britanikë në Pallatin Buckingham në tetor të vitit 2016, Kate zbuloi se Charlotte, atëherë 1 vjeçe, kishte një dashuri të veçantë për kuajt, ashtu si stërgjyshja e saj, mbretëresha Elizabeth. Kate theksoi se Charlotte e ka këtë pasion për kuajt dhe megjithëse nuk i bën jehonë, ajo do të bëjë çmos për ta inkurajuar atë. Mbretëresha Elizabeth mori kalin e parë Shetland në ditëlindjen e saj të katërt dhe dashuria e saj për kuajt ka vazhduar gjatë gjithë jetës së saj. Në moshën 94 vjeç, ajo është ende një kalorëse e pasionuar. Mbretëresha gjithashtu merr pjesë në shfaqjen e kuajve të Windsor çdo vit./M.M-dritare.net