Na ndiqni edhe në

Bota

Princesha Eugenie feston përvjetorin në karantinë, poston fotot e bukura

Princesha Eugenie feston përvjetorin në karantinë, poston fotot e

Princesha Eugenie publikoi disa foto të bukura sot, duke uruar 10-vjetorin e saj me Jack Brooksbank. Pavarësisht se ky 10-vjetor i gjeti në izolim, çifti shfaqet shumë i lumtur, ndërsa pozojnë nga Royal Lodge, ku po qëndrojnë bashkë me nënën dhe babanë e Eugenie-s, Sarah Ferguson dhe Prince Andrew.

Princesha Eugenie feston përvjetorin në karantinë, poston fotot e

Eugenie, nuk ka dashur ta festojë vetëm përvjetorin. Ajo ka përfshirë në postimin e Instagramit, të gjithë ata që festojnë një përvjetor këto ditë, duke u kërkuar t’i çojnë foto.

Princesha shkruan:

"Jack dhe unë festojmë sot përvjetorin tonë të 10-të. Dhe ne jemi me fat që jemi bashkë në këtë kohë. Nëse dikush ka një përvjetor këtë javë, nëse jeni bashkë ose jo, për shkak të kësaj kohe sfiduese, nëse jeni një punëtor i vijës së parë, që dëshiron t'i tregoni partnerit/partneres që e doni, atëherë ju lutem më dërgoni një foto dhe mesazh se si po festoni dhe unë do t'i ndaj mesazhet tuaja në story-n tim gjatë ditëve të ardhshme.”/K.C/dritare.net

Princesha Eugenie feston përvjetorin në karantinë, poston fotot e