Princ Harry dhe Meghan Markle së shpejti me një program në Netflix
Dritare.net
Duka dhe Dukesha e Sussex kanë arritur një marrëveshje me Netflix për të realizuar një sërë programesh.
“Fokusi ynë do të jetë në krijimin e një programi me përmbajte informuese. Si prindër të rinj, realizimi i një programi frymëzues familjar është gjithashtu e rëndësishme”, deklaruan Princ Harry dhe Meghan Markle.
Ndërsa drejtuesi i Netflix, Ted Sarandos, pohoi se ndjehej tepër krenar që çifti mbretëror kishte zgjedh kompaninë e tij për të realizuar krijimet e tyre.
Marrëveshja shumëvjeçare midis Netfix dhe çiftit do të përfshijë dokumentarë, filma artistikë dhe programe për fëmijë.
Ky hap nga çifti vjen pas gjashtë muajve, që kur u tërhoqën nga jeta mbretërore dhe u zhvendosën për të jetuar në Klaniforni, larg syrit të mediave.
Meghan Dhe Harry treguan se janë shumë entuziast për të punuar me Netfilx, duke thënë se për ta ishte një arritje e jashtëzakonshme.
Duka i Sussex aktualisht mund ta shikojmë në Rising Phoenix, në një dokumentar për Lojërat Paraolimpike, ndërsa Meghan më parë ka qenë pjesë e Disney për të rrëfyer në një dokumentar rreth llojeve të specieve në natyrë.
Pak ditë më parë u botua Finding Freedom, një libër rreth jetës së çiftit në Familjen Mbretërore. Por një zëdhënës i Sussex deklaroi se ata nuk janë intervistuar për librin, duke treguar edhe njëherë se marrëdhënia e Harry-it dhe Meghan me anëtarët e tjerë të familjes është akoma e tensionuar./R.P/dritare.net