OBSH pezullon testimin e hidroksilklorinës si një trajtim të mundshëm për pacientët me Covid-19
E Martë 26 Maj 2020, 08:08
Dritare.net
Organizata Botërore e Shëndetit njoftoi se kishte pezulluar përkohësisht provat klinike të hidroksilklorinës, ilaçi që mund të përdorej për të trajtuar pacientët me COVID-19. Vendimi erdhi pas publikimit javën e kaluar një studimi i cili tregoi se përdorimi i këtij ilaçi te pacientët me COVID-19 mund të rrisë shanset për të vdekur, tha shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë shtypi. ai theksoi se kjo masa është e përkohshme. Por shumë njerëz të njohur, përfshirë këtu presidentin amerikan Donald trump po kështu Ministri i Shëndetësisë së Brazilit, kanë nxitur që ky ilaç të përdoret për pacientët me koronavirus./L.F-dritare.net