Njerëzit vizitojnë galerinë e arteve në Paris me kapela me krahë, për të ruajtur distancën
E Premte 5 Qershor 2020, 12:12
Dritare.net
Me lehtësimin e masave të koronavirusit, në Paris kanë filluar vizitat në galeritë e arteve. Në një prej tyre, vizitorët, për të ruajtur distancimin social, që është pjesë e rregullave të Covid-19, kanë vendosur kapela me krahë.
Kapelat shumëngjyrshe prej letre kanë zgjatime në të dy anët, duke siguruar një distancë nga njerëzit e tjerë, prej tre metrash./E.B-dritare.net