Një falënderim për shqiptarët nga Ova e "Mrekullia në qelinë nr.7"
Dritare.net
Aktorja e vogël turke, Nisa Sofiya Aksongur ka fituar zemrat e të gjithëve me rolin e saj si Ova te filmi i famshëm, "Mrekullia në qelinë nr.7".
Ky film ka përlotur gjithë botën dhe kjo për shkak të mënyrës sesi e luanin dy protagonistët Nisa dhe Aras Bulut İynemli (Memo).
Ova ka treguar një dashuri të madhe për shqiptarët dhe nëse ju ende nuk e dini, ajo është adhuruese e këngëve të Tunës.
Disa javë më parë publikoi në Instastory një video ku në sfond ishte kënga e Tunës dhe Ylli Limanit, "A don hala". Tuna i premtoi Ovës se një ditë do ta takonte.
Por nuk mbaron me kaq dashuria për shqiptarët. Ylli i vogël turk ka postuar së fundmi një foto në Instagram, ku shihet me një fustan të verdhë, të cilin e ka marrë dhuratë nga një dyqan në Kosovë. Me një buzëqeshje të ëmbël në fytyrë, ylli turk falënderon shqiptarët për këtë dhuratë./K.C/dritare.net