Miley Cyrus kujton performancën e vitit të kaluar në Kosovë
Dritare.net
Vitin e kaluar këngëtarja e famshme amerikane, Miley Cyrus, vizitoi për herë të parë Kosovën. Ajo erdhi për të performuar në "Sunny Hill", ku dhuroi një performancë spektakolare për publikun, e cila bëri bujë edhe në mediat ndërkombëtare.
Këtë vit Festivali "Sunny Hill", i cili organizohet nga Dukagjin Lipa, është anulluar për shkak të pandemisë së Covid-19. Në kushte normale, festivali do të zhvillohej gjatë muajit Gusht dhe për ketë arsye faqja zyrtare e "Sunny Hill" ka shpërndarë disa momente nga edicioni i kaluar.
Ndër foto e shpërndara, ishin edhe ato të performancës së zjarrtë të këngëtares Miley Cyrus, e cila pak më vonë shpërndau në Instastory një foto nga "Sunny Hill".
Kujtojmë se së shpejti do të vijë bashkëpunimi i këngëtares amerikane me Dua Lipën. Dy këngëtaret gëzojnë raporte mjaft miqësore.