Më në fund i lumtur/ Zbulohet i dashuri i ri i Gabriel Garkos, çfarë ylli!
Dritare.net
Më në fund, Gabriel Garko ka gjetur lumturinë. Ai e ka gjetur buzëqeshjen pranë të dashurit të ri, Gaetano. Javët e fundit kanë qenë shumë të veçanta për aktorin dhe kanë shënuar një pikë kthese në jetën e tij. I ftuar në GF Vip, mes lotësh dhe emocionesh të forta, Gabriel rrëfeu se historia me Adua Del Vesco nuk ka ekzistuar kurrë dhe se ishte vetëm një përrallë. Më pas, i ftuar në Verissimo, Garko zbuloi se përse e fshehu orientimin e tij seksual dhe se kishte jetuar një romancë të fshehtë prej 11 vjetësh me një djalë të quajtur Riccardo, pastaj me kolegun, Gabriele Rossi.
Garko tha se tani po dilte më një djalë dhe shkonin shumë mirë bashkë. Ai djali mesa duket është Gaetano.
Ylli i kinemasë dhe i dashuri i ri u fotografuan nga e përjavshmja Chi ndërsa kishin dalë për një shëtitje me Eva Grimaldi dhe Imma Battaglia. Aktorja ka pasur një lidhje të veçantë me Gabriel në të kaluarën, një histori e rremë, por që ende karakterizohet nga sinqeriteti dhe miqësia e thellë, shkruan dritare.net
Në foto Garko duket shumë i lumtur përkrah Gaetano. Ne dimë pak ose asgjë për të. E vetmja gjë që dimë është se ai i ka dhënë lumturi aktorit, i cili ka qenë beqar për ca kohë.
Siç zbulohet nga revista e Alfonso Signorini, Gaetano është 23 vjeç, me origjinë napolitane dhe punon në aeroportin e Malpensa të Milanos./K.C/dritare.net