Lojërat Olimpike/ FBI ngre alarmin për sulme kibernetike
E Shtunë 24 Korrik 2021, 22:10
Dritare.net
FBI-ja paralajmëroi sulme të mundshme kibernetike gjatë Lojërave Olimpike të Tokios. Sipas një raportimi nga CNN, FBI i dërgoi një paralajmërim profesionistëve që merren me sigurinë kibernetike.
Krerët e zyrës hetimore tregojnë si Lojërat Olimpike u japin aktorëve të sponsorizuar nga disa shtete një mundësi të shkëlqyeshme për të mbjellë konfuzion, për të kërkuar shpërblim dhe për të bërë propagandë.
Për momentin nuk ka asnjë kërcënim konkret, por hakerat mund të synojnë kryesisht media, hotele, mjete transporti, zyra biletash./K.C/dritare.net