Ky veprim i princit Uilliam në fundjavë, tmerroi fëmijët e tij
E Diel 2 Gusht 2020, 19:07
Dritare.net
Duka dhe Dukesha e Kembrixhit pushuan për pak ditë në Ishujt e Scilly-t, bashkë me fëmijët e tyre, princi George, princesha Charlotte dhe princi Louis.
Të premten familja u rikthye në Norfolk, pasi princi Uilliam duhet të ndiqte një event në kopshtin e Sandringham House, për të rritur ndërgjegjësimin për fushatën e shëndetit mendor “Heads Up”.
Gjatë takimit, William, tifoz i zjarrtë i futbollit bëri një rrëfim qesharak për tre fëmijët e tij, pasi foli hapur për reagimin e tij pas fitores së Aston Villa ndaj West Ham të dielën e kaluar.
Ai tha: "Nuk e dija që kishin kaq shumë nerva. Fëmijët e mi më shikuan të tmerruar ndërsa isha duke kërcyer mbi divan, duke shtrënguar kokën."/K.C/dritare.net