Koronavirusi/ Tunizia patrullon rrugët me policë robotë
E Shtunë 4 Prill 2020, 09:09
Dritare.net
Policë robotë janë vendosur në zona patrullimi në kryeqytetin e Tunizisë, Tuniz, për të siguruar që njerëzit po vëzhgohen ndërsa vendi është në bllokim për shkak të koronavirusit, informon dritare.net.
Nëse shikon njerëz që po ecin në rrugët bosh, iu afrohet dhe i pyet pse janë jashtë. Qytetari duhet të tregojë mjetin e identifikimit dhe lejen për kameran e robotit, kështu oficerët policorë mund t’i kontrollojnë ato.
Kjo është java e dytë e izolimit mbarëkombëtarë të Tunizisë, ku kanë humbur jetën 14 persona për shkak të koronavirusit./E.B-dritare.net