Konfirmohet emërimi i Lloyd Austin/ Për herë të parë një afro-amerikan në krye të Pentagonit!
E Enjte 21 Janar 2021, 23:11
Dritare.net
Kongresi amerikan ka konfirmmuar me shumicë votash emërimin e ish-gjeneralit Lloyd Austin në postin e Sekretarit të Mbrojtjes. Kështu ai bëhet afro-amerikani i parë në drejtimin e Pentagonit. 67-vjeçari, është anëtari i dytë i qeverisë të Joe Biden, emërimi i të cilit mori dritën e gjelbër, pas Avril Haines, drejtoreshës së Shërbimit Sekret. “Ky është një nder dhe një privilegj të bëhem Sekretari i 28-të i Mbrojtjes së vendit tonë dhe jam veçanërisht krenar të jem afro-amerikani i parë që mbaj këtë post. Tashmë, në punë", ka shkruar Austin në një postim në Twitter./M.M-dritare.net