Kate Winslet:Roli kryesor në filmin Titaniku, ja cili është çmimi që pagova!
Dritare.net
“Titaniku”, filmi i bazuar në histori të vërtetë, është një nga ikonat e pàvdèkshmè të kinematografisë. Megjithatë, për aktoren kryesore, Kate Winslet ka patur edhe një çmim për të paguar.Në një intervistë për “WTF with Marc Maron”, ka rrëfyer të gjithë stresin dhe të këqijat që ka përjetuar nga roli i saj i parë në një film kaq të madh hollivudian.“Ishte si dita më natën dhe ndryshimi ndodhi shumë shpejt. Shtypi britanik u tregua shumë i keq me mua. Ndihesha shumë e bullizuar, të them të drejtën. Më kujtohet teksa mendoja, “Mirë, kjo është e tmerrshme, por do të kalojë”. Dhe sigurisht që kaloi, por më bëri të mendoja se nëse fama do të ishte e tillë nuk do e doja fare. Nuk e meritoja mënyrën si më trajtuan”, ka thënë Kate./M.M-dritare.net