Ja çfarë veshi Chiara Ferragni, në eventet e para pas rihapjes së Italisë!
E Diel 6 Qershor 2021, 09:09
Dritare.net
Italia po i kthehet normalitetit, me sa duket edhe jeta dhe aktivitete artistike. Blogerja italiane Chiara Ferragni e dashur dhe e njohur për të gjithë tregoi se edhe ditët e tapetit të kuq janë duke u rikthyer.
Ajo u shfaq e veshur me një fustan të Dior, në teatrin ‘La Scala’ për një event që mbahej aty. Fustani në ngjyrë bezhë, me detaje të bukura gurësh mori shumë komente nga fansat e Chiarës.
Në një tjetër event, këtë herë për Bulgari, ajo u shfaq me një fustan të zi Versace shumë elegant. Grimi i theksonte sytë dhe bizhuteritë me gurë të çmuar nuk munguan. Chiara ndan gjithmonë detaje me miliona fansat që e ndjekin./dritare.net