Italia shënon 889 vdekje nga koronavirusi, 24 orët e fundit
E Shtunë 28 Mars 2020, 18:06
Dritare.net
Italia, në 24 orët e fundit ka shënuar 3,651 raste pozitive me koronavirus dhe 889 vdekje. Në krahasim me dje, numri i të prekurve dhe i viktimave është më i ulët.
Kujtojmë që dje janë shënuar shifra tragjike, ku gati 1000 njerëz kishin humbur jetën në një ditë. Numri më i lartë i shënuar ndonjëherë, që nga shpërthimi i epidemisë./E.B-dritare.net