Intervista e fundit/ Nga ndryshimi i emrit, te tràgjeditë që s’e ndaluan kurrë. Të pathënat e jetës së Larry King!
Dritare.net
Një ditë më parë, bota e televizionit humbi një legjendë. U largua nga kjo botë intervistuesi më i famshëm i të gjitha kohërave, Larry King. Në një nga intervistat e tij të fundit, intervistuesi legjendar reflektoi me mirënjohje për karrierën, që zgjati për dekada: "Unë doja të bëhesha prezantues, që ku isha 5 vjeç.”,- tha King ndërsa shfaqej në serialin "Dispatches From Quarantine", i cili u filmua në prill. Ndërsa tregonte deri në detaje fillimin e karrierës së tij, King, rrëfeu se ishte punësuar në një stacion të vogël në Miami dhe para transmetimit të parë në 1957-ën, ai e pa të nevojshme të ndërronte emrin. "Menaxheri im i përgjithshëm kishte hapur “Miami Herald” dhe pa një reklamë për King's Wholesale Liquors, ai tha: “Si thua për Larry King?” Një vit më vonë e ndryshova emrin ligjërisht.”,-tha King, informon dritare.net
"Ditën e parë që dola në transmetim isha shumë nervoz. Unë i thashë audiencës: “Emri im është Larry King dhe kjo është hera e parë që e them!”. Dhe asnjëherë nuk u bëra më nervoz.”,- u shpreh gazetari. Sa i përket punës së tij në drejtimin e “Larry King Now” të Ora TV, King tha se ndihej tepër me fat që kishte mundësinë të bënte atë që donte, ndërsa jetonte me djalin e tij Chance, në mes pàndemisë së koronàvirusit. "Unë e di që shumica e njerëzve në moshën time, nuk po punojnë, kështu që unë e konsideroj si një bekim. Ndihem shumë me fat!”, tha ai. Duke folur për revistën “Peope” shkurtin e kaluar, King reflektoi se sa mirënjohës ndihej që ishte gjallë, pasi pësoi një goditje gati fatale në maj të 2019-ës: "Ka qenë një vit i ashpër. Nuk ia kam idenë sesi do të jetë viti 2020. Por unë ende mund të punoj dhe mund t'i shoh fëmijët e mi teksa rriten. Ndihem pozitiv dhe plot shpresë." King pati dy fëmijë me ish-gruan Shawn Southwick King, Chance e Cannon dhe Larry King Jr. me ish-gruan Annette Kaye. Në verën e vitit 2020, dy fëmijët e tjerë, djali i tij Andy, 65 vjeç dhe vajza Chaia, 51 vjeçe, ndërruan jetë të dy, brenda 23 ditësh. Në atë kohë, King tha se nuk kishte në plan të ndalonte. "Unë jam 86 vjeç. Thjesht dua të vazhdoj të punoj deri në fund. Unë jam shumë krenar për atë që bëj. Jam baba i mirë, asgjë nuk e hedh poshtë prindërimin. Është një element që më shtyn të vazhdoj, çdo ditë. Kur shoh ato që kam kaluar. Po ta shohësh në përgjithësi, kam pasur një jetë të bekuar.",- tha ai./K.C/dritare.net