Ia kaloi dhe Helenës së Trojës/ Kush është modelja 19-vjeçare, që u shpall fytyra më e bukur e 2020!
Dritare.net
Yael Shelbia është modelja izraelite e shpallur fytyra më e bukur e vitit 2020. Emri i saj kryesoi në listën vjetore të “TC Candler”, "100 fytyrat më të bukura të vitit!". Yael ka një bukuri marramendëse, aq sa i zuri vendin dhe bukurisë së Helenës së Lashtë të Trojës.
19-vjeçarja u shpreh se, kurrë nuk kishte kaluar në vend të parë, për asgjë dhe ndihet më se e lumtur për këtë privilegj. Modelja tani po bën shërbimin e detyrueshëm ushtarak, në forcën ajrore izraelite. Shelbia thuhet se është në një lidhje me 35-vjeçarin Brandon Korff, nip i miliarderit të ndjerë të CBS-së dhe Viacom Sumner Redstone, i cili u përjashtua nga Izraeli për shkeljen e rregullave të karantinës pranverën e kaluar kur ai vizitoi fshehurazi Shelbia-n./K.C/dritare.net