Na ndiqni edhe në

Bota

Sulmi në shkollën ruse/ Autori: Jam Zoti, do të çliroj botën!

Sulmi në shkollën ruse/ Autori: Jam Zoti, do të çliroj

Ngjarja e rëndë në një shkollë të mesme në Kazan të Rusisë, tronditi vendin dhe gjithë botën, por duket se agresori e kishte planifikuar të gjithë ngjarjen më parë.

19-vjeçari Ilnaz Galyaviev, 19 vjeç kishte postuar në rrjetet sociale ditët e fundit se ai donte të "çlironte botën" nga "mbeturinat biologjike".

Sulmi në shkollën ruse/ Autori: Jam Zoti, do të çliroj

Ngjarja nuk ishte një sulm terrorist, por një veprim i çmendur i një ish-nxënësi 19-vjeçar i cili hyri në shkollën e mesme në Kazan dhe vrau të paktën 9 persona . Ai besonte se ishte Zoti ose të paktën mendonte se ishte në një mision në emër të tij me detyrën e "çlirimit të botës" nga ato që ai i kishte quajtur "mbeturina biologjike" në rrjetet sociale ditët e fundit. Pas arrestimit ai tha se kishte filluar t'i urrente të gjithë këto muajt e fundit. 19-vjeçari ishte përjashtuar nga një shkollë profesionale një muaj më parë sepse që prej janarit nuk ishte shfaqur në shkollë. Policia ende nuk ka dhënë një bilanc zyrtar të viktimave nga sulmi./M.M-dritare.net