Guterres merrr një mandat tjetër 5-vjeçar si Sekretar i Përgjithshëm i OKB!
E Shtunë 19 Qershor 2021, 11:11
Dritare.net
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara i ka dhënë Antonio Guterres për një mandat të dytë 5-vjeçar si Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, duke filluar nga 1 janari 2022.
72-vjeçari Guterres ka qenë kryeministër i Portugalisë në periudhën 1995-2002.
“Jam thellësisht i nderuar dhe mirënjohës për besimin që më keni dhënë, shërbimi ndaj Kombeve të Bashkuara është një privilegj i jashtëzakonshëm dhe një detyrë shumë fisnike”, ka thënë ai pas rikonfirmimit në detyrë./dritare.net