Foto/ Vetëm Kate Middleton mund të vishet sportive dhe të duket kaq e mrekullueshme!
E Martë 22 Shtator 2020, 20:08
Dritare.net
Dukesha e Kembrixhit pas shumë kohësh, u shfaq sot në publik, për angazhimet e saj mbretërore. Si gjithmonë Kate Middleton shkëlqen me kombinimet e saj, që shpeshherë të marrin mendjen.
Por sot, ndërsa takoi në park disa prindër për të ndihmuar në luftën me Covid-19, Dukesha ishte veshur sportive. Ajo dukej e mrekullueshme, me një palë pantallona rozë M&S dhe bluzën e bardhë.
Këto kombinime të vjeshtës janë mahnitëse dhe vetëm Kate di t’i sjellë në mënyrën më të mirë.
Kate e kaloi izolimin në shtëpinë e saj në Norfolk, Anmer Hall, por tani është përsëri në Londër, në Pallatin Kensington me princin William dhe fëmijët e tyre./K.C/dritare.net