Personazhi që shihni të transformuar në foto, është aktori më i pashëm në Hollivud!
Dritare.net
Personazhi që shihni në foto është Colin Farrell, një nga aktorët më të pashëm në Hollivud.
Por përse duket kështu? Epo kjo është mrekullia e makijazhit.
Colin është personazhi që do të luajë Pinguinin te filmi më i ri i Batmanit. Pinguini me pamjen e tij të zakonshme është më komik, me kapele mbi kokë, një monokël dhe një kostum trengjyrësh ku mbizotëron e bardha, e zeza dhe gria.
Ndërsa Farrell mban një pallto lëkure dhe proteza, duke e bërë atë të panjohur. Ashtu si personazhi i parë i Pinguinit, edhe Farrell mban çadër.
Pamja e Colin si Penguini është shumë ndryshe nga hera e fundit që e pamë atë në versionin live-action, në "Batman Returns" të Tim Burton në 1992. Në atë film, DeVito u luajt nga Oswald Cobblepot (Penguini) dhe ashtu siç i shkonte për shtat një filmi Tim Burton, Pinguini dukej shumë më i stilizuar, informon dritare.net
Megjithëse ishte pamja e Farrell që tërhoqi më shumë vëmendje, edhe Robert Pattinson nuk mbetet mbrapa. Pattinson do të jetë Batmani i ardhshëm.
Wayne i Pattinson nuk duket aq joshës apo playboy si i Christian Bale, ai duket më i zymtë.
Covid-19 e ka vonuar shumë filmin, pasi Pattinson u infektua me virus dhe ndonëse xhirimet vazhduan me masa të rrepta, sërish pati shumë vonesa.
Aktorët e tjerë përreth Pattinson janë parë me maska gjatë setit fotografik, disa javë pasi aktori u shërua./K.C/dritare.net