Këngëtarja amerikane, Ariana Grande ka zbuluar se është fejuar me të dashurin e saj, agjent pasurish të patundshme, Dalton Gomez. Ylli postoi disa fotografi në faqen e saj në Instagram, duke treguar një unazë perle dhe diamanti në dorën e majtë.
Grande dhe Gomez kanë vetëm një vit që dalin me njëri-tjetrin.
Çifti aktualisht po jetojnë në shtëpinë e Grande në Los Angeles dhe janë të izoluar për shkak të virusit./K.C/dritare.net