Eventi i famshëm mbahet në kushte pandemie/ Vëmendjen e rrëmben Lady Gaga
Dritare.net
Eventi muzikor MTV Video Music Awards u mbajt këtë vit, pavarësisht situatës të vështirë që bota po kalon prej pandemisë. Eventi u mbajt në New York, miliona njerëz nga e gjithë bota e ndoqën eventin virtualisht, ndërsa në sallë ishin një numër i vogël spektatorësh. Emrat më të mëdhenj të muzikës u mblodhën, por të distancuar nga njëri-tjetri. Ndryshe nga herët e tjera, këtë vit në MTV VMA-s kishte edhe dy kategori të tjera, videoja më e mirë nga shtëpia dhe performanca më e mirë gjatë karantinës.
Ariana Grande kryesonte listën e nominimeve me 9 të tillë dhe pas saj ishte Lady Gaga me 7 nominime, ndërsa Billie Eilish dhe The Weeknd ishin të nominuar në 6 kategori.
Ky event i mbajtur në kushte të reja normaliteti, pati surprizat e tij.
Lady Gaga tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, kur ndërroi 8 veshje gjatë eventit, të cilat ishin të veçanta dhe si aksesorë kishin nga një maskë.
Tepër zhgënjyes ishte fakti që këngëtarja Dua Lipa u nderua vetëm me një çmim, për efektet vizuale më të mira, që në fakt shkon për studion që ka punuar këngën “Physical”. Dua këtë vit ka shkëlqyer më albumin e saj “Future Nostalgia” dhe meritonte sigurisht më shumë. Këngëtarja nga Kosova nuk ishte e pranishme gjatë eventit dhe nuk ka dhënë asnjë koment për çmimin e fituar. Gjithashtu në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ishte edhe Bebe Rexha e cila ishte e ftuara speciale.
Lista e fituesve të çmimeve të MTV VMA-s:
Videoja e vitit
The Weeknd – “Blinding Lights”
Artisti i vitit
Lady Gaga
Kënga e vitit
Lady Gaga dhe Ariana Grande – “Rain On Me”
Bashkëpunimi më i mirë
Lady Gaga dhe Ariana Grande – “Rain on Me”
Kënga e verës
Blackpink – "How You Like That"
Artisti i ri që goditi më shumë
Doja Cat
Grupi më i mirë
BTS
Kënga më e mirë POP
BTS – “On”
Kënga më e mirë HIP-HOP
Megan Thee Stallion – “Savage”
Kënga më e mirë ROCK
Coldplay – “Orphans”
Kënga më e mirë nga muzika alternative
Machine Gun Kelly – “Bloody Valentine”
Kënga më mire latine
Maluma ft. J Balvin – “Que? Pena”
Kënga më e mirë R&B
The Weeknd – “Blinding Lights”
Kënga më e mirë K-POP
BTS – “On”
Videoja me mesazhin më të mirë
H.E.R. - "I Can't Breathe"
Videoja më e mirë muzikore nga shtëpia
Ariana Grande & Justin Bieber – “Stuck with U”
Performanca më e mirë e karantinës
CNCO – Unplugged At Home
Videoja me regjinë më të mirë
Taylor Swift – “The Man” – realizuar nga Taylor Swift
Kinematografia më e mirë
Lady Gaga dhe Ariana Grande – “Rain On Me”
Realizimi artistik më i mirë
Miley Cyrus – “Mother’s Daughter” – realizuar nga Christian Stone
Efektet vizuale më të mira
Dua Lipa – “Physical” – realizuar nga EIGHTY4
Koreografia më e mirë
BTS – “On” – koreografia nga Son Sung Deuk, Lee Ga Hun, Lee Byung Eun
Editimi më i mirë
Miley Cyrus – “Mother’s Daughter” – realizuar nga Alexandre Moors, Nuno Xico./R.P/dritare.net