E rrallë/ Kim Jong, kërkon falje për vrasjen e një shtetasi të Koresë së Jugut
E Premte 25 Shtator 2020, 08:08
Dritare.net
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, ka bërë një gjest të rrallë, duke kërkuar falje për vrasjen e një shtetasi të Koresë së Jugut. Kim thuhet se i tha homologut të tij të Koresë së Jugut Moon Jae-in se incidenti nuk duhet të kishte ndodhur. Një 47-vjeçar, u vra nga autoritetet kur po përpiqej të kalonte në Korenë e Veriut. Kufiri midis Koreve mbikëqyret akoma më tepër në këtë periudhë, dhe mendohet se policia po përdor një politikë "qëllo, për të vrarë", për të parandaluar hyrjen e koronaviurusit në vend. Jong, i dërgoi një letër presidentit Moon, dhe tha se ndjehej keq për ngjarjen në fjalë./L.F-dritare.net