Na ndiqni edhe në

Bota

Demi Lovato nuk kishte një, por disa arsye për t’u ndarë nga i fejuari!

Demi Lovato nuk kishte një, por disa arsye për t’u ndarë

Fejesa e Demi Lovato dhe Max Ehrich përfundoi për disa arsye. Pasi u hap lajmi i prishjes së fejesës, ylli “Young and Restless” tha se e mori vesh ndarjen nga Demi përmes rrjeteve sociale.

Demi Lovato nuk kishte një, por disa arsye për t’u ndarë

Por, sipas një burimi për "Entertainment Tonight”, marrëdhënia e çiftit kishte mbaruar para se të përhapej lajmi i ndarjes.

"Marrëdhënia e Demi dhe Max u prish pasi çifti u kthye në punë dhe u ndanë. Max është në Atlanta po punon në set dhe Demi është në Los Angeles. Çifti është mësuar të jetë bashkë dhe ndarja i bëri të kuptonin se po ecnin shumë shpejt.", shprehet një burim për ET, informon dritare.net

Demi Lovato nuk kishte një, por disa arsye për t’u ndarë

Jo vetëm që distanca shkaktoi probleme, por sipas burimit, Lovato ndihej sikur ish i fejuari i saj nuk ishte i sinqertë në lidhje me disa gjëra.

"Ajo ka punuar shumë për të arritur aty ku është dhe nuk është e gatshme të durojë asgjë që nuk i shërben asaj në mënyrë pozitive. Ndarja ishte për më të mirën e të dyve.”, tha më tej burimi./K.C/dritare.net

Demi Lovato nuk kishte një, por disa arsye për t’u ndarë