Chiara Ferragni vaksinohet kundër Covid-19, mesazhi i blogeres bën xhiron e rrjetit!
Dritare.net
Chiara Ferragni mori sot dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19. Blogerja e njohur italiane ndau me 23 milionë ndjekësit në Instagram momentin e vaksinimit. Mesazhi i saj është duke bërë xhiron e internetit dhe është një ftesë për t'u vaksinuar për t'i dhënë fund makthit që ka zgjatur për një vit e gjysmë.
Fotoja Chiara-s u shpërnda edhe nga burri i saj Fedez sepse ata të dy synojnë të rrisin ndërgjegjësimin e publikut për rëndësinë e fushatës së vaksinimit dhe të shfrytëzojnë famën dhe fuqinë e tyre në mediet sociale për një qëllim të mirë.
“Një moment kaq emocional që dukej shumë i largët dhe më në fund erdhi. Mora sot dozën time të parë të vaksinës Covid. Pas më shumë se një viti në izolim dhe frikë jam shumë e lumtur që ky është hapi i parë drejt një jete normale. Le të vaksinohemi të gjithë!”, shkroi Chiara./K.C/dritare.net